Ndeshja e sotme në Superiore mes Skënderbeut dhe Tiranës, ka prekur dy skajet e renditjes duke bërë edhe më të qartë situatën që përjetojnë këto dy ekipe.
Fitorja 4-0 e bardhebluve ka bërë që tani ata të çojnë në 16 pikë diferencën nga Laçi i vendit të dytë dhe kjo do të thotë që i duhen vetëm 3 fitore për të festuar matematikisht titullin kampion në fund të këtij edicioni.
Ndërkohë, Skënderbeu mbetet 11 pikë larg zonës së play-off apo mbijetesës dhe vetëm një mrekulli duket se mund ta shpëtojë nga rënia në Kategorinë e Parë në edicionin e ardhshëm.