sport

Kjo është paga që Davies ka kërkuar për të rinovuar me Bayernin

Një raportim gjatë ditës së sotme nga The Athletic, ka bërë të ditur se Real Madridi ka arritur marrëveshje të plotë verbale me Alphonso Davies. Në fakt, kjo nuk do të ishte asnjëherë një problem për gjigantin spanjoll, duke marrë parasysh edhe dëshirën e lojtarit.

Sidoqoftë, duket se aryseja pse bisedimet për rinovim të kontratës me Bayernin kanë ngecur dhe kanë krijuar mundësinë që Reali të bëjë hapa drejt transferimit të kanadezit është zbuluar.

Të lidhura

None found

Mediumi gjerman BILD ka raportuar se Davies ka kërkuar një pagë hiq më pak se 20 milionë euro në vit për të rinovuar kontratën e tij.

Real Madridi në anën tjetër, duket se janë në gjendje të plotësojnë këtë kërkesë të kanadezit.

Toni Kroos është lojtari me pagën më të lartë momentalisht, pasi besohet se përfiton rreth 24 milionë euro neto, ndërsa pas tij vijnë David Alaba, Luka Modric dhe Vinicius Junior të cilët kapin shifrën e 20 milionë eurove.

Momentalisht, madrilenët janë duke pritur dritën e gjelbër nga Bayerni në mënyrë që ata të bëjnë ofertën e parë zyrtare për lojtarin, ofertë kjo e cila pritet të jetë në regjionin e 30-40 milionë eurove.

Është bërë e ditur se drejtuesit e klubit spanjoll nuk do të paguajnë më shumë se 50 milionë euro për shërbimet e Davies, veçanërisht pasi atij i ka mbetur vetëm edhe një vit kontratë me bavarezët.

të fundit

Partizani nis testet e verës, Bratu debuton sot ndaj Besës së Kavajës

Klubi i Partizanit në seancën stërvitoreDitën e sotme, Partizani do të luajë miqësoren e parë përballë Besës së Kavajës, në…

4 minutes ago

Residents of Lutogllava and Surrounding Villages Protest Over Landfill Fire

Banorët e fshatit Lutogllavë, së bashku me banorët e disa fshatrave përreth, kanë paralajmëruar organizimin e një proteste paqësore për…

4 minutes ago

German and EU Officials Call for Serbian Minister’s Dismissal over Kosovo Statement

Deklarata e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, se nëse do të ishte në vendin e…

4 minutes ago

Trump kërkon një Botëror tjetër në SHBA, pa Kanadanë dhe Meksikën

Ndërsa ky Kupë Bote, që po mbahet në Amerikën e Veriut, po i afrohet fundit, Presidenti i Shteteve të Bashkuara,…

4 minutes ago

Tymi nga zjarret kanadeze përkeqëson ajrin në SHBA, mbi 100 milionë banorë të ekspozuar ndaj rrezikut

Më shumë se 100 milionë njerëz në 18 shtete amerikane dhe në Uashington DC janë prekur nga përkeqësimi i cilësisë…

4 minutes ago

Magnitude 5 Earthquake Hits Battalgazi in Eastern Turkey’s Malatya

Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në rrethin Battalgazi, pjesë e…

5 minutes ago