sport

Real Madridi ofron një lojtar si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Davies

Tashmë është bërë e ditur se Real Madridi është duke planifikuar që të shkojë me të gjitha forcat për transferimin e mbrojtësit të majtë të Bayern Munichut, Alphonso Davies.

Së bashku me Kylian Mbappe, 23-vjeçari është një prej prioriteve për ekipin e Carlo Ancelottit gjatë afatit kalimtar veror dhe tashmë besohet se klubi madrilen kanë bërë hapat e parë në përpjekje për ta transferuar atë.

Të lidhura

None found

Davies do të hyjë në sezonin e fundit të kontratës me Bayernin gjatë verës, kështu që Real Madridi i ka kërkuar atij që të mos rinovojë.

Duke marrë parasysh që bisedimet mes gjigantit gjerman dhe reprezentuesit kanadaez kanë ngecur, Real Madridi janë të gatshëm të bëjnë një ofertë në vlerë prej 70 milionë eurosh për Davies.

Por, siç duket së shpejti do të nisin planet edhe për blerjen e një mbrojtësi, pasi Rafa Marin me shumë gjasë nuk do të jetë pjesë e planeve të Ancelottit për sezonin e ardhshëm.

Për këtë arsye, klubi madrilen po mendon të ofrojë kartonin e tij tek Bayerni, pasi që edhe më herët klubi gjerman kishte shprehur interesim për 21-vjeçarin.

Raporti nga mediumi gjerman BILD shton më tej se Bayerni mund të detyrohet të shesë Davies verën e ardhshme për shkak se marrëveshja për rinovimin e kontratës duket se nuk do të arrihet.

Siç është marrë vesh, Davies po kërkon një pagë prej 13 milionë eurosh në vit, diçka që kampioni i Bundesligës nuk është në gjendje t’ia ofrojë. /Telegrafi/

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

2 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

3 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

3 hours ago