Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka deklaruar se deputetët dhe Kryesia e partisë nuk e mbështetën fillimisht rikthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend.
Gjatë një interviste në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, Tahiri tha se asnjë deputet i PDK-së nuk ishte dakord që ligji të rikthehej për lexim të tretë. Sipas tij, qëndrimi i partisë ndryshoi pas vlerësimeve të marra nga ekspertë që po e përcjellin nga afër procesin gjyqësor në Hagë.
None found
Ai bëri të ditur se ekspertët e bindën PDK-në se ligji mund të rikthehej në procedurë dhe të përmirësohej përmes ndryshimeve që do ta forconin atë në aspektin juridik.
Tahiri pranoi se ky qëndrim i ka sjellë kosto politike partisë. “Është një goditje politike për PDK-në që është bërë me vetëdije”, u shpreh ai, duke theksuar se PDK-ja zgjodhi ta vendoste interesin e procesit të apelit mbi përfitimin politik.
Duke folur për 16 shtatorin, kur u shpall aktgjykimi ndaj katërshes, ai e përshkroi këtë datë si një ditë të zezë për kombin. Tahiri nënvizoi se çështja e ish-drejtuesve të UÇK-së të dënuar në Hagë nuk është vetëm çështje e PDK-së, por përbën një betejë kombëtare dhe jo partiake.
Drafti i parë është përgatitur
Shefi i deputetëve të PDK-së njoftoi se versioni i parë i ndryshimeve ligjore është hartuar dhe pritet të shqyrtohet nga grupi strategjik. Pas kësaj, deputetët do të ndërmarrin nismën e re ligjore.
Sipas Tahirit, ligji i plotë mund të hyjë në fuqi brenda muajit dhjetor.
Deklaratat e tij pasojnë tërheqjen e PDK-së nga ligji i miratuar në tetor dhe marrëveshjen me kryeministrin Albin Kurti për hartimin e një drafti të ri. U.d. kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se në draft do të përfshihen propozimet e partisë, si dhe rekomandimet e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë. Ndërkohë, Kurti deklaroi më 23 nëntor se ekspertët pritet ta përfundojnë draftin gjatë këtyre ditëve.
Megjithatë, procesi vijon të kundërshtohet nga opozita dhe shoqëria civile për shkak të mungesës së transparencës. Deri tani nuk janë bërë publike as përbërja e grupit strategjik dhe as emrat e ekspertëve.
Liderët e Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel për samitin e radhës, ku…
Sulmuesi i Ballkanit, Albin Berisha, po kalon një sezon pozitiv në aspektin individual, me gjashtë gola në 14 paraqitje, ndërsa…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka lënë të kuptohet se tërheqja e PDK-së nga Ligji për…
Jennifer Barreto, përfaqësuesja e Porto Rikos, është shpallur fituese e edicionit të 75-të të konkursit ndërkombëtar të bukurisë Miss Universe…
Çiftet e reja nuk kanë nevojë të presin me vite që të ndërtohen ndërtesa të reja për të marrë shtëpinë…
Nga 1 dhjetori 2026, në Maqedoni fillon zbatimi i rregullave të reja për hapjen dhe zgjatjen e pushimit mjekësor. Mjekët…