Prej disa kohësh, Bayern Munich është në bisedime me Niklas Sule për t’ia rinovuar kontratën, por negociatat kanë hasur një bllokadë.
Tani bëhet zyrtare që Sule nuk do të vazhdojë me “bavarezët” me gjatë se fundi i këtij sezoni.
Lajmin e ka bërë të ditur Oliver Kahn, i cili tregoi që Sule ka vendosur që mos ta pranojë marrëveshjen e re të ofruar nga Bayerni.
“Kemi qenë në bisedime për një kohë të gjatë. Ne i bëmë atij një ofertë, por Sule nuk e pranoi atë. Ne jemi të vetëdijshëm që Niklas dëshiron të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni”, tha Oliver Kahn.
Kontrata aktuale e Niklas Sule me Bayern Munichun skadon në fund të këtij sezoni, dhe mbrojtësi gjerman do të largohet nga “Bavarezët” si lojtar i lirë.
Që prej transferimit nga Hoffenheim te Bayern Munichu, Niklas Sule ka arritur të bëjë 158 paraqitje për gjigandin gjerman, duke regjistruar gjashtë gola dhe katër asistime mbi emrin e tij.