KF Tirana kampion, KF Kumanova e treta në “Future of Football Tournament”

Me rastin e festave te nëntorit, është organizuar turneu “Future of Football Tournament”, me pjesëmarrje të 18 ekipeve U-13 nga të gjitha trevat shqiptare.

Turneu u zhvillua ne kompleksin sportiv “Football Republic” në Tiranë, ndërsa morrën pjesë ekipet e akdemive të njohura të futbollit si KF Tirana, KF Kumanova, FC Ballkani, KF Drita nga Gjilani, Albanët, Dinamo City, etj.

Fitues i turneut u shpall KF Tirana duke fituar të gjitha ndeshjet ndërsa ekipi KF Kumanova i drejtuar nga trajneri Ismet Zeqiri, shkëlqeu me futbollin në fushë, duke u rënditur e treta, dhe duke mos pranuar asnjë gol deri në gjysmëfinale kur u mposhtën nga Dinamo City me rezultat 3-1.


Shtuar 1.12.2023 15:06