Media franceze PopFoot ka publikuar një renditje të lojtarëve ‘më vendimtarë’ në pesë ligat më të mira të Evropës. Ai bazohet në numrin e kontributeve të golave për ndeshje.
Lista kryesohet nga Kylian Mbappe, i cili ka 60 kontribute për gola në 47 paraqitje, ku nga to 45 gola dhe 15 asistime.
Pas yllit francez renditet Harry Kane me 53 kontribute në gola dhe Mohamed Salah i treti me 44 kontribute.
Erling Haaland zë vendin e katërt me 33 gola dhe 6 asistime, ndërsa Darëin Nunez ka gjithashtu 39 kontribute me 23 gola dhe 16 asistime.
Florian Wirtz zë vendin e gjashtë me 15 gola dhe 20 asistime në 47 ndeshje, ndërsa Ollie Watkins ka po ashtu 35 kontribute (25 gola, 10 asistime) nga po aq ndeshje.
Sensacioni i Real Madridit, Jude Bellingham zë vendin e tetë me 34 kontribute (22 gola, 12 asistime) në 37 ndeshje, ndërsa pas tij vjen talenti i Chelseat, Cole Palmer me 19 gola dhe 13 asistime në 39 paraqitje.
Është interesante të shohësh Pierre-Emerick Aubameyang në listë. Ylli nga Gaboni po shkëlqen te Marseille me 23 gola dhe 9 asistime në 42 ndeshje deri tani.