Kessie nuk po rinovon, dy ekipet angleze kërkojnë shërbimet e tij

Frank Kessie ende nuk po ulet të bisedojë me drejtuesit e klubit të Milan-it për të rinovuar kontratën.

Kërkesat e lojtarit ishin shumë të larta për klubin të cilët nuk mund të përballojnë pagën e kërkuar prej tij me shumën e 9 milion euro. Gjithsesi pas tij janë dy ekipe angleze.

Sipas “Daily Mail”, Arsenal dhe Manchester United janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e lojtarit.

Të dyja ekipet angleze do të presin sa Kessie të shprehet zyrtarisht që nuk do të rinovojë e më pas ato do të fillojnë të joshin lojtarin për ta sjellë në Angli me parametra zero./h.ll/albeu.com


Shtuar 10.11.2021 15:44