Kërcënimet për sulmet terroriste, si veproi policia gjermane për ndeshje Bayern Munich – Borussia Dortmund

Policia e Mynihut u detyrua të rrisë sigurinë për derbin e së shtunës mes Bayern dhe Borussia Dortmund në Allianz Arena pasi televizioni i ISIS ishte i lidhur me të ashtuquajturat Shteti Islamik (ISIL) njoftoi planet për një sulm terrorist pas përfundimit të ndeshjes.

Ky përforcim u vendos pasi ky televizioni luajti me një objektiv të kuq të drejtuar ndaj një grupi personash që ndodheshin pranë stadiumit bavarez, me mesazhin: “Pas ndeshjes”.

Zëdhënësi i policisë së Mynihut ka pranuar për portalin gjerman T-Online se autoritetet tashmë i kanë analizuar këto foto dhe ndonëse nuk u zbuluan prova që konfirmojnë mundësinë e një sulmi terrorist, ai pranoi se situata ka rezultuar në forcimin e masave të sigurisë.

Mediumi gjerman ka kërkuar shpjegim edhe nga Bayerni, i cili siguron se është në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me autoritetet lokale për këtë çështje.

Meqë ra fjala, Borussia Dortmund fitoi derbin e madh me rezultat 2:0 dhe e la Bayernin me gjasa minimale për ta mbrojtur titullin në Bundesliga. /Telegrafi/


Shtuar 30.03.2024 21:16