Katari i thotë lamtumirë Kupës së Botës, Senegali fiton bindshëm

Katari ka humbur ditën e sotme në shtëpi ndaj Senegalit me rezultatin e konsiderueshëm 1-3.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga senegalezët, ku gjithashtu në minutën e 41-të Dia zhbllokoi rezultatin.

Senegali pati edhe një fillim tepër të mirë në pjesën e dytë, ku në minutën e 49-të Diedhiou shënoi golin e dytë.

Pjesën e dytë Katari tentoi pak më shumë për të gjetur golin dhe u shpërblye në minutën e 78-të pasi Muntari ngushtoi rezultatin në 1-2. Shpresat e pritësve të këtij turneu u shuan kur në minutën e 84-të Dieng shënon edhe golin e tretë për Senegalin.

Në orën 17:00 do të luajnë dy skuadrat e tjera të grupit A, ku Holanda do të përballet me Ekuadorin. Holanda, Ekuadori dhe Senegali aktualisht kanë nga tre pikë, ndërsa Katari në vendin e fundit me 0 pikë./ h.ll/albeu.com

Shtuar 25.11.2022 15:59