Katar 2022/ Vendoset data zyrtare se kur do të luhet Brazil-Argjentinë

Sfida e vlefshme për kualifikueset e Amerikës së Jugut në Katar 2022, ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës e cila u pezullua më 5 shtator pas pak minutash loje për shkak të hyrjes në fushë të autoritetit shëndetësor brazilian, do të luhet më 22 shtator 2022.

Këtë e ka bërë të ditur sot FIFA për të dy Federatat dhe ajo braziliane do të duhet të komunikojë stadiumin që do të presë ndeshjen deri më 22 qershor./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.04.2022 12:17