Katar 2022: Franca përfshihet në planin e sigurisë të Kupës së Botës

Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar partneritetin mes Francës dhe Katarit për sigurinë gjatë Kupës së Botës e cilka fillon më 21 nëntor.

Parisi duhet të dërgojë të paktën 220 ekspertë francezë të specializuar në luftën kundër dronëve, huligalizmit, çminimit dhe në kërkimin e eksplozivëve, raporton “L’Equipe”.

“Roli ynë me këtë marrëveshje nuk është të mbrojmë Katarin apo ta hedhim në gjyq, por të promovojmë interesat e Francës dhe të garantojmë mbrojtjen e vizitorëve”, siguroi deputetja Amelia Lakrafi, ndërsa opozita kritikoi vendimin e marrë nga parlamenti, duke kujtuar ‘amberancën ekologjike’ dhe çështjen e respektimit të të drejtave të njëriut./ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.08.2022 15:56