sport

Kanë treguar një tjetër version, ish-kolegu nxjerr zbuluar Georgina-n: Nuk u njoh me Cristianon në dyqanin ku punonte

Pablo Bone, ish-kolegu i Georgina Rodriguez nga dyqani Gucci, ka treguar se njohja me yllin portugez të futbollit Cristiano Ronaldo nuk ka ndodhur brenda dyqanit.

Bonet ndau disa video në Tik-Tok, ku tregonte kujtimet e tij për të dashurën e Cristiano Ronaldos, Georginën. Ai u shpreh se ajo ka qenë gjithmonë superiore edhe kur nuk kishte para.

Të lidhura

None found

“Ajo ka qenë gjithmonë e tillë, edhe sikur të mos kishte para, gjithmonë kishte këtë superioritet dhe arrogancë. Ajo aspironte për një shoqëri ku ka shumë para, pavarësisht se jetonte në një apartament të varfër, shumë të lirë. Ajo gjithmonë ka dashur të ecë përpara, të rritet dhe kur takoi Cristiano, ajo pati mundësinë të bëhej një yll”, u shpreh Pablo.

Ai gjithashtu deklaroi se Georgina e kishte përshkruar në mënyrë të pasaktë prezantimin e saj me Ronaldon, duke zbuluar se dyshja janë njohur në një festë e jo brenda dyqanit siç është thënë.

“Kam punuar me Georgina Rodriguez në Gucci rreth dy muaj para se ajo të bëhej një personazh i famshëm. Jemi takuar disa herë, ajo punonte në sektorin e grave, kurse unë punoja në departamentin e burrave. E kisha parë tashmë disa herë Cristianon në dyqan para se të takoheshin. Georgina tha se ajo u takua me Cristianon kur ai po qëndronte jashtë dyqanit Gucci me miqtë dhe djalin e tij, dhe sapo ajo doli nga dera u përplas me të, por nuk ishte kështu. Kur Cristiano hyri në dyqanin Gucci, të gjithë u kthyem për ta parë sepse ai është një djalë shumë i gjatë. Vetëm menaxherët u shërbejnë klientëve të tillë. Ata nuk folën atë ditë, por disa javë më vonë u panë në një festë ku u njohën pak më mirë”, ka perfunduar Pablo.

të fundit

Muhamed Elmazi: Ownership of Lake Treska fully returns to the Municipality of Saraj

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka njoftuar se Qeveria, në seancën e 232-të të mbajtur më 24 nëntor…

5 minutes ago

Half of adults in North Macedonia use tobacco, while economic costs exceed 500 million euros

Çdo i dyti qytetar i rritur në Maqedoninë e Veriut konsumon duhan, ndërsa nëse përfshihen edhe cigaret elektronike dhe produktet…

5 minutes ago

Kosovo Assembly committees to meet, with Minister Rizvanolli set to report

Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot, mbledhje, në të cilat do të shqyrtohen çështje që lidhen…

5 minutes ago

EU-Western Balkans summit takes place today in Brussels

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen sot, në Bruksel, në kuadër të Samitit…

6 minutes ago

Kuvendi i Kosovës mbledh disa komisione, në agjendë raportimi i ministres Rizvanolli

Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot, mbledhje, në të cilat do të shqyrtohen çështje që lidhen…

9 minutes ago

Samiti BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet sot në Bruksel

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen sot, në Bruksel, në kuadër të Samitit…

9 minutes ago