Georgina Rodriguez zbulon në serialin e saj të ardhshëm dokumentar të Netflix se ajo jetonte në një magazinë të konvertuar në dhomë që kushtonte 250 £ deri në ditën që do i ‘ndryshonte jetën’ kur takoi Cristiano Ronaldon.
27-vjeçarja argjentinase pranon se nuk kishte mundësi të paguante ngrohjen ose ftohjen, ku varfëria e la atë të ngrijë në dimër dhe të piqet në verë.
None found
Georgina, e cila u shpërngul e vetme në kryeqytetin spanjoll në fund të adoleshencës nga qyteti i Jaca i Pirenejve dhe punoi si shitëse në dyqan për të përballuar jetesën, u tregon fansave në emision për jetën e saj të rrëmujshme.
Ajo thotë: “Ardhja ime në Madrid ishte e tmerrshme.
“Po shikoja shumë apartamente të lira, të cilat kushtonin rreth 250 £ në muaj dhe përfunduan në një banesë që kishte qenë një depo.
“Ishte shumë ftohtë në dimër dhe nxehtë në verë.
“Jeta ime ndryshoi ditën kur takova Cristiano Ronaldon”.
Georgina, e cila filloi të takohej me futbollistin e Manchester United ndërsa ishte një vajzë e cila punonte për 10 £ në orë në një dyqan Gucci në Madrid, zbuloi fillimin e saj të vështirë në kryeqytetin spanjoll ndërsa transmetoi më shumë klipe nga dokumentari i ardhshëm, duke përfshirë nga ecja e saj në këmbë, deri kur kaloi në flotën e makinave sportive të Cristianos dhe praktikimin e baletit të saj të dashur./ h.ll/albeu.com
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka pranuar se skuadra e tij nuk u paraqit me mentalitetin e duhur në derbin…
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…