Trajneri gjerman, Joachim Low ka zbuluar të ardhmen e tij përmes një interviste të shkurtër me gazetarin Christian Falk.
Low i cili do ta udhëheq Kombëtaren e Gjermanisë në EURO20 – do të jetë aventura e tij e fundit në ‘Die Mannschaft’.
U spekulua se Low mund të ulet në stolin e Real Madridit, por ai ka refuzuar këto thashetheme.
“Jo, unë s’do të jem menaxher i asnjë klubi gjatë kësaj vere”, ka thënë Low.
Low ishte një nga kandidatët potencial për ta zënë vendin e të larguarit, Zinedine Zidane.