Ghanim Al Muftah ishte sensacioni i ceremonisë së hapjes së Kupës së Botës në Katar. 20-vjeçari ka sindromën e regresionit kaudal (CRS), një gjendje gjenetike jashtëzakonisht e rrallë për shkak të së cilës ai ka lindur pa gjysmën e poshtme të trupit.
Al Muftah “vodhi” gjithë vëmendjen në ceremoninë e Kupës së Botës në Katar ku ndau skenën me me aktorin hollivudian Morgan Freeman.
None found
Por Ghanim ka edhe një vëllai binjak, Ahmed Al-Muftah. Gjatë shtatzënisë, nënës së tyre mjekët i kanë rekomanduar qe t’i abortojë, ngaqë njëri fetus ishte i prekur nga një sindromë e rrallë, si pasojë e së cilës i mungonte gjysma e poshtme e trupit. Por, prindërit, pa hamendje, kishin vendosur ta vazhdojnë shtatëzaninë dhe ja ku e kemi sot Ganim-in, një djalë që është diplomuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe që shpreson një ditë të bëhet ambasador i Katarit në Angli.
Por ai nuk u bë i njohur vetëm nga në ceremonin e Kupës së Botës. Ghanim është aktivist i njohur dhe në rrjetet e tij sociale numëron 3 milion ndjekës.
I njohur si ‘djali i mrekullisë nga Katari’, gjendja e Ghanimit prek rreth një në 100,000 fëmijë dhe mjekët i dhanë 15 vjet jetë nga mjekët e tij kur lindi.
Por i riu i vendosur refuzoi të lejonte që gjendja e tij të pengonte dëshirën e tij për jetë dhe vendosi të merrej me një sërë sportesh – duke u marrë me gjithçka, nga zhytja, ngjitja në shkëmb, futbolli, hokej mbi akull dhe noti, deri tek stërvitjet në palestër dhe gjuajtja me hark.
Në vitin 2017, Ghanim përfundoi pelegrinazhin musliman në Mekë duke u zvarritur rreth Qabes – ndërtesës në qendër të xhamisë më të rëndësishme të Islamit, Mesxhid al-Haram në Mekë në Arabinë Saudite, vetëm mbi duar në vend të një karrige me rrota.
Dy vjet më vonë, i riu frymëzues përfundoi një nga sfidat e tij fizike më të frikshme deri më tani, duke u ngjitur në malin 9827 metra të lartë Jebel Shams, një nga më të lartat në Gadishullin Arabik./albeu.com/
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ndaluar tre persona për 48 orë, nën dyshimet për kryerjen e veprave…
Mbrojtësi shqiptar Mario Mitaj është pranë kalimit në Serie A, pasi Genoa ka hyrë në negociata të avancuara me Al-Ittihadin…
Këngëtari i njohur Blero Muharremi po shijon një nga periudhat më të bukura të jetës së tij, pasi së fundmi…
Prej vitesh, mungesa e anesteziologëve ka qenë një nga sfidat kryesore të sistemit shëndetësor. Megjithatë, tashmë në QKUK dhe spitalet…
Protesta qytetare dhe e aktivistëve në Tiranë shënon sot ditën e 53-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur…
Manchester United ka shfaqur interes serioz për transferimin e dy mesfushorëve të Real Madridit, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga, sipas…