Categories: sport

Genoa në prag të marrëveshjes për kartonin e mbrojtësit shqiptar Mario Mitaj

Genoa ka nisur bisedime të thelluara me klubin saudit Al-Ittihad për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, i cili tashmë ndodhet shumë pranë një kalimi në kampionatin italian të Serie A.

Të lidhura

None found

Sipas burimeve nga e përditshmja sportive “Al-Riyadiyah”, palët po negociojnë një formulë huazimi që do të përfshijë edhe të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit. Të dyja klubet po punojnë intensivisht për të mbyllur me sukses operacionin në një hark kohor sa më të shkurtër.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Al-Ittihadit duken të hapur ndaj idesë së largimit të lojtarit shqiptar, teksa prioriteti i tyre aktual në merkato është riformatimi i repartit të mesfushës. Në këtë kuadër, vëmendja e skuadrës arabe është përqendruar te nigeriani Raphael Onyedka, i cili aktivizohet me Club Brugge. Profili i 25-vjeçarit konsiderohet shumë i leverdishëm për trajnerin, pasi përveç rolit natyral në qendër të fushës, ai mund të përshtatet pa problem edhe në pozicionin e qendërmbrojtësit.

Raportohet se menaxhmenti i klubit saudit është në fazën e vlerësimeve përfundimtare për të gjithë kandidatët e mundshëm për mesfushën, përpara se të ndërmarrë hapin konkret. Megjithatë, duket gjithnjë e më e sigurt që ikja e Mitajt drejt Genoas po materializohet me shpejtësi.

Vlen të kujtohet se Mitaj ka qenë prej kohësh në radarët e klubeve të mëdha të futbollit italian. Në të shkuarën, gjiganti AC Milan kishte shfaqur interesim serioz për ta afruar, por në atë periudhë Al-Ittihad nuk pranoi të negocionte shitjen e talentit kuqezi.

të fundit

Besa avancon ndaj Pogradecit, ndërsa Besëlidhja dhe Bylisi zbresin në fushë

Kategoria e ParëKanë nisur pjesët e parë të5 ndeshjeve të Kategorisë së Parë, ku fokusi si gjithnjë është tek kryesfida…

5 minutes ago

Granit Dervisholli jep dorëheqjen dhe mbyll aventurën te Trepça ’89

Granit Dervisholli nuk është më trajner i Trepçës ’89, pasi ka vendosur të japë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes…

5 minutes ago

El Niño godet Bolivinë, shpallet emergjencë kombëtare për thatësirat dhe përmbytjet

Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…

5 minutes ago

Arka me para në vilën e Ballukut, Berisha: Janë paratë e xhepit, të shohim sa do të deklarojë SPAK-u

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fotografinë e kutisë së kuqe të mbushur me euro, e cila është…

11 minutes ago

Tirana dhe Egnatia përballen në Vorë, pritet një ndeshje e fortë

Tirana - Egnatia TIRANA 0-0 EGNATIA  “Abssinet Superiore”: Java 10-tëStadiumi: “FK Vora”Arbitër: Erjon Bylykbashi FORMACIONET ZYRTARE:TIRANA: Bekaj; Colley, Krymi, Myslovic, Vogli, Kis,…

17 minutes ago

Manxhuka: No Serbian elections or referendums have been held in Kosovo

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin…

23 minutes ago