Categories: kosovë

Shtohen 25 anesteziologë në sistemin publik, lehtësohet presioni mbi stafet ekzistuese

Sfidat e sistemit shëndetësor prej vitesh janë thelluar edhe për shkak të mungesës së theksuar të anesteziologëve.

Tani, kjo situatë ka filluar të ndryshojë, pasi Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe spitalet rajonale kanë mirëpritur 25 specialistë të rinj të anestezisë, të cilët pritet të fuqizojnë ndjeshëm kapacitetet profesionale dhe të përmirësojnë drejtpërdrejt cilësinë e shërbimeve ndaj pacientëve.

Të lidhura

None found

Drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, Ismet Jusufi, tha se ky fluks i ri kuadrosh ka lehtësuar presionin e punës, megjithëse shifrat totale vijojnë të jenë poshtë nevojave optimale për të gjitha repartet kirurgjike.

“Kjo e ka përmirësuar relativisht situatën sa i përket numrit. Nuk është numri që u nevojitet klinikave, duke pasur parasysh kapacitetet e mëdha që kanë, por megjithatë jemi të kënaqur me pranimin e anesteziologëve të rinj. Ata tashmë janë sistemuar nëpër klinika dhe efektet e para të përmirësimit po shihen, pasi është ulur presioni”, u shpreh Jusufi.

Krahas rritjes së numrit të ndërhyrjeve kirurgjike që mund të kryhen, ky plotësim i stafit do të bëjë të mundur edhe administrimin e pushimeve të rregullta vjetore për ekipin aktual, i cili ka funksionuar nën një mbingarkesë të pandërprerë.

“Ajo që është e rëndësishme është se pjesa më e madhe e tyre nuk ka arritur t’i kryejë as pushimet vjetore të vitit 2025. Ngarkesa e madhe në punë ka shkaktuar lodhje të stafit. Tani, me shtimin e tyre, synojmë që të paktën ata që kanë punuar pa pushim të mund t’i shfrytëzojnë pushimet e tyre”, shtoi ai.

Me ardhjen e anesteziologëve të rinj, numri i përgjithshëm i këtyre profesionistëve në QKUK ka shkuar në rreth 60, duke përbërë një hallkë kyçe në çdo procedurë kirurgjike, terapinë intesive, menaxhimin e urgjencave dhe shërbimeve të tjera të anestezisë.

të fundit

Haxhiu dekreton shkarkimin e shtatë prokurorëve serbë – Cilat janë hapat e mëtejshëm? Avokati sqaron rrugën ligjore

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga…

2 minutes ago

Powerful storm in Skopje sends over 30 people to hospital

Mbi 30 persona pësuan lëndime nga pemët dhe gjësendet e rëna dje nga stuhia në Shkup dhe të njëjtit kanë…

6 minutes ago

Iranian Foreign Minister warns the US: If you attack us on our land, we will respond with force

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, u dërgoi një mesazh të qartë parandalimi Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të…

7 minutes ago

Opposition Protests Continue in Tirana, Calls for Prime Minister Rama’s Resignation

Protestuesit kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë deri në rrëzimin e Ramës. Pas fjalimeve para kryeministrisë, ku kërkuan largimin…

7 minutes ago

NAMES / Tragic Accident at TEG, Identities of Two Victims in the Truck Revealed

Policia e Shtetit ka identifikuar dy personat që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e së martës te…

8 minutes ago

Trump warns Iran: We will bomb bridges and power plants if you hit our ships

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është zotuar të mërkurën se do ta shkatërrojë një urë ose një termocentral…

8 minutes ago