Kan mbetur edhe 3 ekipe drejt Katar 2022, ja kur do zhvillohen ndeshjet e play-off

Deri tani kanë arritur të kualifikohen 29 kombëtare nga 32 në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kombëtarja e Katarit ka siguruar biletën e kualifikimit direkt, pasi që është pritëse e Botërorit.

Kombëtaret si ajo e Uellsit, Skocisë ose Ukrainës do të jenë në Botëror vetëm nëse arrijnë të triumfojnë në ndeshjen e mbetur të “play-off-it” të UEFA-s.

Ndërkaq, ndeshjet e “play-off-it” ndërkontinental do të zhvillohen më datat 13 dhe 14 qershor, ku dy biletat e fundit do t’i marrin fituesit e ndeshjeve mes Australisë e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kosta Rikës e Zelandës së Re.

Ndeshjet e “play-off-it” të UEFA-s dhe atij ndërkontinental:

Uellsi – Skocia/Ukraina

Australia/Emiratet e Bashkuara Arabe – Peruja

Kosta Rika – Zelanda e Re


Shtuar 2.04.2022 10:14