Kampionët në fuqi apo mrekullia e këtij Botërori, kush do t’i bashkohet Argjentinës në finale?

Franca dhe Maroku do të ndeshen me njëra-tjetrën në sfidën e fundit gjysmëfinale të Botërorit të Katarit, në orën 20:00, në stadiumin “Al Bayt”.

Fituesi i kësaj përballjeje do të ndeshet në finalen e madhe të 18 dhjetorit me Argjentinën dhe të dyja ekipet nuk duan ta humbasin.

Të lidhura

None found

“Gjelat” kërkojnë të ruajnë titullin kampion, gjë që nuk ndodhte që nga viti 1962, kur Brazili i Peles u shpall për të dytën herë radhazi kampione Bote.

Nga ana tjetër, Maroku e ka shkruar tashmë historinë për kombet afrikane, duke u bërë e para kombëtare nga Afrika që arrin në gjysmëfinalet e Botërorit, por skuadra e Regraguit është “e uritur” për më shumë dhe kërkon të shokojë dhe njëherë botën, kësaj radhe duke shkuar në finale.