Ylli belg i Real Madrid, Eden Hazard feston sot ditëlindjen e tij të 31 në një moment aspak të mirë të karrierës së tij futbollistike.
Hazard që nga momenti i transferimit të tij në Madrid nga Chelsea për 120 milion, nuk i ka plotësuar aspak pritshmëritë e klubit.
Së fundmi zërat për një largim të tij janë shtuar edhe pse Ancelotti siguroi se asnjë lojtar i “galaktikëve” nuk do të largohej gjatë merkatos së janarit.
Belgu ka pësuar edhe një rënie drastike në vlerën e tij, pasi tani kushton vetëm 18 milion euro.
Një tjetër yll i futbollit, Jan Oblak feston ditëlindjen e tij të 29. Portieri i Atletico Madridit edhe pse jo në situatën e Hazard ka pasuar një rënie të formës së tij këtë sezon dhe për herë të parë gjatë gjithë këtyre viteve po aludohet për një largim të mundshëm të tij.
Slloveni momentalisht ka një vlerë prej 60 milion euro, jo pak për një portier 29-vjeçar.
Një tjetër sportist i madh, këtë herë në pistën e Formula 1, Lewis Hamilton feston 37 vjetorin e lindjes.
Edhe pse humbi titullin e madh me Verstappen, aq shumë të kontestuar, britaniku mbetet një nga pilotët më të mirë të Formula 1. r.t/albeu.com