Kapiteni i Zurichut, Lindrit Kamberi, e ka vendosur Fadil Vokrrin në krye të listës së tij me pesë lojtarët më të mirë në historinë e futbollit të Kosovës. Në vendin e dytë ai ka zgjedhur sulmuesin Vedat Muriqi, ndërsa të tretin ish-kapitenin Amir Rrahmani.
Edon Zhegrova zë vendin e katërt në renditjen e Kamberit. Pesëshen e mbyll bashkëlojtari i tij te Zurichu, Bledian Krasniqi, i cili ka luajtur një ndeshje miqësore me fanellën e Kosovës.
None found
Renditja u bë në një video që gazeta zvicerane “Blick” ka publikuar nga ambientet e Zurichut. Videoja ishte realizuar më herët, kur Kamberi ishte pyetur për pesë emrat më të mirë të futbollit kosovar.
Kamberi debutoi për Kosovën të shtunën, duke luajtur gjatë gjithë ndeshjes që përfundoi 0-0 ndaj Izraelit. Ai pati një paraqitje pozitive dhe ndihmoi që porta të mbetej e paprekur, ndonëse Kosova luajti me një futbollist më pak prej minutës së 66-të.
Ai pritet të jetë titullar edhe të martën në Dublin, në ndeshjen kundër Irlandës.
Kompania gjermane Novitec ka prezantuar një version të modifikuar të Ferrari 12Cilindri, duke i dhënë modelit italian karroceri më të…
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, deklaroi se me hetimet për Ballukun, SPAK e…
Mbrojtësi i Kosovës, Lindrit Kamberi, ka folur pas humbjes 3-0 nga Republika e Irlandës, duke theksuar se “Dardanët” kanë potencial…
"E dua sikur sytë e mi" – Anjeza emocionon me fjalët për të dashurin [...]Read More...
Deklaratë e fortë nga Olechka: Nëse del Fuego nuk e shikoj më BBVK5 [...]Read More...
A do ta presë Fuegon jashtë shtëpisë? Olechka flet në "Big Cast" për raportin e tyre [...]Read More...