Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, foli pas triumfit 0-1 që Shqipëria arriti në transfertë ndaj Andorrës, duke siguruar “Play-Off”-in e Botërorit. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, ai deklaroi:
“Asnjë nuk mund të mendonte që ka kundërshtar të lehtë. Të gjithë ekipet e kanë pasur të vështirë. Anglia ka fituar 0-1 këtu. Nuk na riskuan asnjëherë. Mund të shënonim më shumë, por ngarkesa ekziston. Kjo është e rëndësishme për të vazhduar rrugën në Botëror. Mënyra se si u zgjidh tregon profesionalizëm nga skuadra.
Mu duk sikur ata kishin më pak emocion se mua. Kemi qenë me shumë tension dhe emocione, ndërsa futbollistët ishin më të qetë. Kemi festuar në dhomë dhe thamë tani duhet të mendojmë play-off-in. Akoma më e vështirë do të jetë më mars, në play-off, pavarësisht kundërshtarit.
Sot në drekën zyrtare me përfaqësuesit e Federatës së Andorrës, edhe i thashë që ndeshja e parë e imja ka qenë Andorra, sekretari ishte trajneri i Andorrës. Sot kemi futbollistë më cilësorë dhe çdo gjë më të mirën. Nëse nuk luan si skuadër mund të humbasësh ndaj çdo kundërshtari. Për ne këto ndeshje janë më të vështira, do të bëjmë ndeshje më të bukur ndaj Anglisë, sepse ka më pak presion.
Ishte ndeshje shumë e vështirë. Kundërshtari mbyllet mbrapa, ne kërkojmë fitoren, kundërshtari nuk ka asgjë për tu humbur, pasi shënuam, ishte shumë e lehtë.
Duhet t’i gëzojmë rezultatit dhe play-off-it. Kam parë vetëm ndeshjen tonë, gjatë gjithë kohës isha i përqëndruar në ndeshjen tonë. Kisha bindje që Anglia do të fitonte. Kam pasur presion, emocion, stres, deri në shënimin e golit, më pas isha i relaksuar. Skuadra e menaxhoi mirë.
Nuk mund të diskutojmë për individë, Broja është futbollist me kualitet, mbase nuk është i kënaqur me veten e vetë, unë jam i kënaqur me të dhe gjithë skuadrën”, u shpreh Duka.
