Sandor Csanyi, president i Federatës Hungareze të Futbollit dhe një prej nënkryetarëve të FIFA-s, ka kritikuar publikisht presidentin e organizatës, Gianni Infantino, duke shprehur dyshime të hapura për mënyrën se si ai po e drejton futbollin botëror.
None found
Siç raportoi The Guardian, Csanyi i ka dërguar një letër Infantinos, ku i ka bërë të ditur se nuk e kishte më të njëjtin besim që i kishte dhënë më parë.
Në letrën e tij, zyrtari hungarez vuri në pikëpyetje vendimet profesionale, standardet etike dhe aftësitë drejtuese të presidentit të FIFA-s. Ai la të kuptohej se Infantino ishte larguar nga parimet e përbashkëta që dikur kishin qenë themeli i bashkëpunimit mes tyre.
“Besimi im në aftësinë tuaj për ta drejtuar FIFA-n me sukses dhe efektivitet, në përputhje me vlerat e përbashkëta që më parë përbënin bazën e bashkëpunimit tonë, është dëmtuar”, shkroi Csanyi.
Fjalët e Csanyit përbëjnë një kritikë të pazakontë dhe shumë të drejtpërdrejtë ndaj Infantinos, veçanërisht për shkak të rolit të hungarezit si një nga drejtuesit e lartë dhe nënkryetarët e FIFA-s.
Studentët, qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kundër qeverisë. Pasi…
Një prapaskenë e pazakontë ka dalë në pah rreth transferimit të Bruno Guimaraesit te Arsenali gjatë afatit kalimtar të verës,…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë dhe të mbijetojë vetëm përmes bashkëjetesës së…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar akuza të reja ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, këtë herë…
Protestuesit kanë bllokuar Rrugën e Durrësit, ndërsa vijojnë protestën me thirrje për dorëheqjen dhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama. “Dorëheqje!”,…