Categories: sport

Mbi 15 mijë nënshkrime për dorëheqjen e Infantinos nga drejtimi i FIFA-s

Gianni Infantino po përballet me një valë të re kundërshtimi, pasi organizata tifozësh nga kontinente të ndryshme kanë nisur një peticion ndërkombëtar që kërkon largimin e tij nga posti i presidentit të FIFA-s dhe reforma të thella në qeverisjen e institucionit.

Nisma, e cila po zhvillohet me sloganin “InfantinoOut”, ka marrë mbështetjen e grupeve të organizuara të tifozëve në Evropë, Afrikë dhe Amerikën e Veriut.

Të lidhura

None found

Mes mbështetësve të peticionit janë Football Supporters Europe, Football Supporters Africa, Këshilli i Pavarur i Tifozëve nga Amerika e Veriut dhe rreth 40 organizata kombëtare të tifozëve nga vende të ndryshme të botës.

Peticioni u publikua më 19 gusht dhe deri në momentin e raportimit kishte siguruar mbi 15,000 nënshkrime të verifikuara. Vetëm sot, e enjte, atë e kanë firmosur pothuajse 13,000 persona.

Pakënaqësia kryesore lidhet me projektin FIFA Forward Enterprise, përmes të cilit Infantino synoi gjatë kësaj vere të shkëpuste veprimtarinë komerciale të FIFA-s në një kompani të veçantë dhe t’u kalonte investitorëve privatë një pjesë të të ardhurave nga turnetë, përfshirë Kupën e Botës për meshkuj, Kupën e Botës për femra dhe Kupën e Botës për Klube.

Vlera e projektit llogaritej në rreth 20 miliardë dollarë, ose afërsisht 17 miliardë euro, ndërsa parashikohej që 20 për qind e kompanisë t’u shitej investitorëve privatë. Përballë reagimit të fortë të organizatave të futbollit, propozimi u tërhoq nga Infantino në fund të korrikut.

Përfaqësuesit e tifozëve konsiderojnë se tërheqja e planit nuk e zgjidh problemin. Në peticion thuhet se tentativa e presidentit të FIFA-s për t’ua shitur investitorëve privatë Kupën e Botës ishte një veprim i turpshëm dhe një tradhti që futbolli nuk do ta harrojë.

Nënshkruesit kërkojnë që vendimet madhore të merren me transparencë të plotë dhe që në proces të përfshihen më shumë konfederatat, federatat, ligat, klubet, lojtarët dhe tifozët. Ata kërkojnë gjithashtu kontroll të pavarur dhe më të fuqishëm mbi drejtuesit e FIFA-s, duke argumentuar se modeli aktual, ku organizata mbikëqyr kryesisht veten, ka shfaqur dobësi të mëdha.

Pakënaqësia ndaj Infantinos është shtrirë edhe në nivelet më të larta të futbollit botëror. Presidentët e UEFA-s, AFC-së dhe CONCACAF-it kanë kritikuar mënyrën e menaxhimit të projektit, ndërsa krerët e këtyre tri organizatave kontinentale e kanë cilësuar më herët nismën si një shkelje serioze të besimit.

Presidenti i FIFA-s ka humbur ndërkohë mbështetjen e pesë prej tetë nënkryetarëve të organizatës. I fundit që u distancua prej tij ishte presidenti i Federatës Hungareze të Futbollit, Sandor Csanyi, i cili deklaroi se nuk kishte më besim te gjykimi profesional, standardet etike dhe lidershipi i Infantinos.

Më herët, kundër tij u shprehën edhe Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin, Presidenti i CONCACAF Victor Montagliani, Presidenti i Konfederatës Aziatike të Futbollit Salman bin Ibrahim Al Khalifa dhe Presidentja e FA-së, Debbie Hewitt.

Fushata e tifozëve përfshin edhe kritika ndaj çmimeve të biletave për Kupën e Botës 2026, rolit të Infantinos në diskutimet e mëparshme për garat ndërkombëtare të mbyllura dhe propozimit që Kupa e Botës të organizohet çdo dy vjet.

Infantino është në krye të FIFA-s që nga viti 2016 dhe pritet të garojë sërish në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, të cilat do të mbahen në Marok. Deri para krizës së fundit, ai dukej favorit për të siguruar një mandat të ri pa përballje me një kundërshtar serioz, por zhvillimet e javëve të fundit e kanë ndryshuar ndjeshëm situatën. Data 18 nëntor është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për presidencën e FIFA-s.

të fundit

Dede pas barazimit me Lillestrom: Egnatia duhet të sillet si një ekip i arenës së të mëdhenjve

Nevil DedeEgnatia ka barazuar përballë Lillestrom në ndeshjen e parë të “play-off” të Europa League [...]Read More...

10 minutes ago

Ferati-Pamer: Austria Reaffirms Support for North Macedonia’s European Integration

Ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Agon Ferati mirëpriti në takim ambasadorin e Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Martin Pamer, ku…

13 minutes ago

Angelov: Gostivar’s drinking water crisis has ended, responsibility for quality passes to local authorities

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov deklaroi se uji i pijshëm në Gostivar është i pastër dhe…

14 minutes ago

After KEK Worker’s Death, Rizvanolli Calls for Investigation and Accountability

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas vdekjes së punëtorit të KEK-ut, Arbenit Ahmeti, kërkoi hetimin e rastit dhe…

15 minutes ago

Powerful 7.2-Magnitude Earthquake Shakes Southern Peru

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.2 ballë të shkallës Rihter goditi sot Perunë jugore, njoftoi Instituti Gjeofizik Peruan. [...]…

15 minutes ago

Suspicions of Arson After Several Fires Break Out in Dukat

Disa vatra zjarri janë aktivizuar njëkohësisht në kodrat e fshatit Dukat, duke ngritur dyshime për zjarrvënie të qëllimshme. Flakët janë…

15 minutes ago