Kahn konfirmon nënshkrimin e De Ligt

Në një konferencë për shtyp para sezonit për Bayernin, Oliver Kahn, CEO i klubit bavarez, konfirmoi nënshkrimin e Matthijs De Ligt nga Juventusi.

“Ai është i shkëlqyer, ka një prani të mirë për 22 vitet e tij. Këto cilësi janë shumë të rëndësishme për ne”, siguroi ai.

Ish-portieri deklaroi se ishte “shumë e lehtë” të bindte holandezin. Diçka që pohon ai, i ka ndodhur tashmë më parë “si Sadio Mane”. /albeu.com


Shtuar 19.07.2022 09:53