Kafshoi kundërshtarin, sulmuesi rrezikon një dënim të ashpër

Sulmuesi i Preston North End, Milutin Osmajić, është akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit për “sjellje të dhunshme” pasi dyshohet se kafshoi mbrojtësin e Blackburn Rovers, Owen Beck.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në minutën e 89-të gjatë barazimit 0-0 të së shtunës në kampionat mes dy skuadrave. Beck i tha arbitrit se Osmajić e kishte kafshuar atë disa momente pasi Beck iu dha një karton i kuq direkt për goditje ndaj kundërshtarit.

Osmajić mori vetëm një karton të verdhë nga arbitri. Beck, sipas trajnerit të Blackburn, John Eustace, kishte një shenjë pickimi në pjesën e pasme të qafës pas ndeshjes.

Osmajić dhe Preston kanë kohë deri në orën 18:00 të së hënës për t’iu përgjigjur akuzës së FA.

Souleymane Doukara, në atë kohë lojtar i Leeds United, u dënua për tetë ndeshje në 2016 pasi u shpall fajtor për kafshimin e mbrojtësit të Fulham, Fernando Amorebieta.


Shtuar 27.09.2024 14:00