Ish-sulmuesi i Arsenalit, Kevin Campbell e këshilloi Chelsea që të largonte Cristiano Ronaldon nga Manchester United në janar. Portugezi legjendar humbi përfundimisht vendin e tij në skuadrën e Erik ten Hag.
Trajneri i United ka njoftuar se Ronaldo ka refuzuar të hyjë si zëvendësues kundër Tottenhamit dhe nuk do të udhëtojë në Stamford Bridge për të luajtur sot me Chelsea.
Kevin Campbell mendon se Cristiano mund të largohet nga Manchester United në janar si huazim. Ish-sulmuesi këmbëngul se Chelsea do të ishte destinacioni më i mirë për pesë herë fituesin e Topit të Artë.
“Mendoj se ai do të huazohet në janar. Cristiano dëshiron të luajë në Champions League. Nga katër klubet angleze, ai mund të shkojë vetëm në një: Cristiano definitivisht nuk do të përfundojë te Tottenham, City dhe Liverpool, por ai mund të shkojë treChelsea”, ka ndarë mendimin e tij Campbell me talkSport. /G.D albeu.com/