Piloti legjendarë i Formulës 1, gjermani Michael Schumacher, pësoi lëndime të rënda në kokë gjatë pushimeve të tij duke skijuar në një resort në Francë më 29 dhjetor të vitit 2013-të.
Pas këtij aksidenti, ai qëndroi në koma të induktuar për disa muaj dhe që nga momenti që filloi trajtimi mjekësore menjë procedurë të rrallë super sekrete, familja këmbënguli për privatësi të rreptë.
Informacione rreth familjes së tij dhe zërave që dalin nga shtëpia ku ai qëndron i izoluar, shfaqen herë pas here pa patur një konfirmim zyrtarë.
Këtë herë Stéphane Lhermitt, një gazetar i gazetës së respektuar franceze “Lequipe”, zbuloi se Michael Schumacher, me ndihmën e gruas së tij Corina, nënshkroi një helmetë për një veprim humanitar, i cili është veprimi i tij i parë publik që nga aksidenti.
Lhermit theksoi se kjo është një shenjë e mirë, por se edhe këtë herë asgjë nuk është konfirmuar dhe se Michael ndoshta ende nuk është në gjendje të flasë.
Kohët e fundit, Felix Goerner, një gazetar nga Gjermania që ndoqi të gjithë çështjen e 7-të herë kampionit të Formula 1, foli edhe për Michael Schumacher. Ai i solli publikut lajme të këqija.
“Ai nuk mund t’i shprehë më mendimet e tij me gojë. Është një gjendje shumë e trishtueshme”, tha Gorner. Pastaj tha diçka që askush nuk donte ta dëgjonte. “Ai ishte një hero i pathyeshëm, dhe tani të gjithë po mbajmë shpresën. Por ai thjesht nuk është mirë dhe ndoshta nuk do ta shohim më kurrë ”.