Fizioterapisti i njohur nga Mitrovica, Skifter Imeri dha këtë të hënë një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku rrëfeu detaje rreth jetës së tij. Ai ushtron prej vitesh këtë punë, e cila i ka dhënë mundësinë të takohet me yje të njohur të fushës së blertë.
Gjatë lidhjes me Skype, Ymeri tregoi se mban dhe disa fanella nga futbollistë të ndryshëm por tre prej tyre zënë në vend të veçantë për të. “Më shumë se 10 vite më parë kam marrë një të Shpëtim Idrizit, ka qenë e para që kam marrë nga një lojtar që Kosova e dëshironte shumë.
E dyta është nga Versalko. Bluza më e veçantë është ajo e Valon Berishës, e para që kam pranuar në nivel kombëtar dhe që e mban në klinikën time“, tregoi ai. Mes të tjerash, ai tha se ka për shkak të punës ka takuar dhe tenistin e famshëm serb, Novak Djokovic.
“E ka prejardhjen nga qyteti im por politikat shoviniste të shtetit serb e bëjnë pak më të mangët në jetën e tij të përditshme. Ne e dimë që shumica që shohim në media janë të manipuluara. Unë e di që nuk është mendimi i Djokovic por i shtetit të tij dhe atyre që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe shqiptarëve.
Si personalitet dhe person nuk është me atë që thotë“, tha ai. “