Ka humbur vendin e titullarit te Barcelona, Fermin Lopez tregon për të ardhmen e tij

Fermin Lopez është një nga futbollistët që po përflitet se mund të largohet nga Barcelona gjatë merkatos së verës.

Në një intervistë të dhënë së fundi për mediat spanjolle, spanjolli ka folur për këtë temë.

Mesushori ka theksuar se nuk ka ndërmend aspak të largohet nga katalanasit. 21-vjeçari shprehet se është ëndrra e tij të luajë në këtë klub dhe do të japë maksimumin për të arritur objektivat.

“Nuk mendoj të largohem apo diçka të tillë. Jam shumë i lumtur te Barça. Ishte ëndrra ime dhe dua të qëndroj, padyshim. Kemi fituar tre tituj shumë të rëndësishëm dhe vitin tjetër do të synojmë më shumë. E dimë që kemi vendosur një standard të lartë dhe duhet të përpiqemi të bëjmë të njëjtën gjë ose edhe më mire”, ka theksuar futbollisti.

Lopez këtë sezon ka arritur të shënojë 8 gola dhe ka asistuar në 10 raste në të gjitha garat që ka luajtur me Barcelonën.

Siç dihet me ardhjen e Dani Olmos, 21-vjeçari ka humbur vendin e titullarit, por gjithsesi shprehet se do të qëndrojë te kampionët.


Shtuar 3.06.2025 20:58