Categories: sport

Ka humbur mendjen”, Odegaard kritikon ashpër yllin e Real Madridit

Martin Odegaard reagoi me tone të forta pas një ndërhyrjeje të Bernardo Silvas, që e rrëzoi gjatë përballjes mes Norvegjisë dhe Portugalisë.

Incidenti u regjistrua në minutat shtesë, kur kapiteni i Arsenalit e kishte larguar topin nga këmbët. Silva vazhdoi aksionin dhe e goditi Odegaardin në zonën e Akilit ose të kyçit të këmbës.

Të lidhura

None found

Pas përfundimit të takimit, futbollisti norvegjez mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas foli për mediat, ku shprehu hapur pakënaqësinë ndaj yllit të Real Madridit.

“Nuk ka vend për një gjë të tillë në një fushë futbolli. Është turp që njerëzit bëjnë gjëra të tilla”.

“Ai e ka humbur mendjen. Thjesht më godet, shumë kohë pasi e kam pasuar topin. Nuk e kuptoj se çfarë po bën”, shtoi ai.

Bernardo Silva u ndëshkua me karton të verdhë për ndërhyrjen, ndërsa Odegaard qëndroi në fushë deri në vërshëllimën e fundit. Megjithatë, ai u largua nga stadiumi duke çaluar dhe mbetet e paqartë nëse dëmtimi mund të ketë pasoja më serioze.

Kapiteni i Arsenalit u pyet edhe nëse ndërhyrja mund të kishte lidhje me të kaluarën e Silvas te rivali i klubit londinez në Liga Premier, Manchester Cityn.

“Duhet ta pyesni atë për këtë. Nuk e di se çfarë po bën. Gjëra të tilla nuk i përkasin një fushe futbolli. Është turp që njerëzit bëjnë gjëra të tilla. Por kjo është jeta”, u përgjigj Odegaard, duke nënvizuar se Silva nuk i kishte kërkuar falje.

Silva nuk pranoi të fliste për mediat norvegjeze, por iu përgjigj gazetarëve kur u pyet për fjalët që i kishte drejtuar Odegaardit pas përplasjes.

“Është futboll, miku im”, tha portugezi.

Portugalia triumfoi 2-1 ndaj Norvegjisë në ndeshjen e Ligës së Kombeve të zhvilluar në Oslo. Ky rezultat i dha fund serisë së Norvegjisë pa humbje në shtëpi në Ullevaal Stadium, e cila zgjaste që nga tetori i vitit 2023./

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

6 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago