Juventusit i rikthehen dy yjet për ndeshjen ndaj Benfica

Massimiliano Allegri pritet të ketë më shumë ndihmë në ndeshjen ndaj Benfica.

Për ndeshjen e radhës në Champions League, Allegri mund të ketë më shumë emra në dispozicion.

Sipas mediave italiane, Angel Di Maria dhe portieri Wojciech Szczesny pritet të jenë në dispozicion për ndeshjen ndaj Benfica.

Adrien Rabiot është lojtari i fundit që i është shtuar listës së lëndimeve.

Për ndeshjen e 14 shtatorit ndaj Benfica, pritet që së paku Di Maria e Szczesny të jenë gati.


Shtuar 11.09.2022 19:46