Sipas ‘La Repubblica’, Liverpooli po synon transferimin e Chiesas gjatë afatit kalimtar të verës.
Thuhet se tashmë drejtuesit e klubit anglez kanë dërguar një ofertë rreth 100 milionë euro drejt futbollistit të Juventusit.
Në anën tjetër raportohet se “Zonja e Vjetër” e ka refuzuar këtë ofertë pasi e konsiderojnë reprezentuesin e Italisë si të pashitshëm.
23-vjeçari, shkëlqeu me paraqitjet e tij në “Euro 2020”, duke bërë që shumë skuadra të shfaqin interesim për të, kryesisht nga Anglia.