Pavarësisht deklaratave të drejtuesit të Juventusit, Arrivabene, i cili deklaroi se nuk do të ketë përforcime në janar, mediet angleze theksojnë se bardhezinjtë po bëjnë disa lëvizje për të përforcuar skuadrën e drejtuar nga Allegri.
“Zonja e Vjetër” kërkon të përfitojë nga mosmarrëveshjet midis drejtuesve të Arsenalit dhe Pierre-Emerick Aubameyang.
Pikërisht këtë situatë duan të shfrytëzojnë italianët për të bindur lojtarin të kalojë në Torino që në janar.
Drejtuesit e bardhezinjve synojnë ta marrin sulmuesin fillimisht në formë huazimi deri në fund të sezonit për ta blerë më pas përfundimisht. /albeu.com