Juventusi ka marrë vetëm një pikë nga transferta në Firenze, pasi skuadra e Luciano Spallettit barazoi 1-1 me Fiorentinën.
Edon Zhegrova, ylli i Kosovës, u la në stol nga trajneri italian.
“Zonja e Vjetër” ishte më kërkuese gjatë gjithë ndeshjes dhe krijoi disa mundësi, por Dusan Vlahovic nuk ishte në gjendje të finalizonte shanset e krijuara.
Më pas, Filip Kostiç shënoi një gol të bukur pas një topi të kthyer për të dhënë epërsinë për Juventusin (23’), duke mposhtur portierin e Fiorentinës, David de Gea.
Në fillim të pjesës së dytë, Fiorentina u rikthye në lojë menjëherë, kur Rolando Mandragora shënoi një gol të bukur pas një asistimi të saktë nga Moise Kean (48’), duke barazuar rezultatin.
Juventusi pati një mundësi të mirë për të marrë pikët e plota, por goditja e Weston McKennie përfundoi jashtë.
Një vendim i çuditshëm nga Spalletti ishte lënia në stol e Zhegrovës, me portugezin Conceição që mori vendin e tij në formacion.
Pavarësisht mundësive, Juventusi nuk mundi të siguronte fitore dhe mbeti me një pikë në këtë përballje.
Pas këtij barazimi, Juventusi qëndron në vendin e gjashtë me 20 pikë, ndërsa Fiorentina renditet në fund të tabelës me vetëm gjashtë pikë.
