Juventus ka njoftuar se ka arritur akordin me njërin prej sulmuesve për rinvoimin e tij. Bëhet fjalë për qëndrorin Arek Milik që do të jetë pjesë e bardhezinjve edhe për disa vite të tjera.
Sulmuesi i Kombëtares polake ka firmosur një kontratë të re deri në vitin 2027 me “zonjën e vjetër”. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Juventusi përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit.
Edhe pse Milik vijon fazën e tij të rikuperimit, ka rinovuar edhe për një vit tjetër me klubin. Në sezonin aktual, 31-vjeçari nuk ka regjistruar asnjë paraqitje për shkak të dëmtimeve, gjithashtu pritet të mos kthehet përpara sezonit të ri.