Juventusi është përfshirë në betejën për Mason Greenwoodin, ndërsa klubi torinez po e ndjek nga afër zhvillimin e çështjes dhe mbetet i gatshëm të bëjë një ofertë zyrtare në rast se hapet rruga për transferimin.
Sipas gazetarit turk Ekrem Konur, nëpërmjet CalcioMercato, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” e kanë vëzhguar Greenwoodin që prej sezonit të kaluar. Ndërkohë, Roma po has pengesa në bisedimet me Marseille, pasi klubi francez kërkon 50 milionë euro plus bonuse.
None found
Edhe pse sulmuesi i krahut ka dhënë dakordim verbal me Romën sa u takon kushteve personale, marrëveshja ende nuk është mbyllur për shkak të diferencës mes ofertës së paraqitur dhe shumës së kërkuar.
Megjithatë, Roma nuk ka ndërmend të tërhiqet përballë interesimit të Juventusit.
Raportimet bëjnë të ditur se “Giallorossët” po përgatisin një propozim të plotë me vlerë totale mbi 50 milionë euro, në përpjekje për të përmbushur kërkesat e trajnerit Gasperini dhe për të lënë pas rivalin direkt në garën për lojtarin.
Situata bëhet edhe më e ndërlikuar nga një zhvillim i mëhershëm, pasi Fenerbahçe kishte arritur një akord me rrethin e Greenwoodit për një pagë prej 12 milionë eurosh në sezon. Megjithatë, ajo marrëveshje ishte e lidhur me kandidatin presidencial Hakim Safi, i cili u mposht në zgjedhjet e fundit të klubit.
Gjatë sezonit të kaluar te Marseille, Greenwood regjistroi 26 gola dhe 11 asistime në të gjitha garat, statistika që e bëjnë plotësisht të kuptueshme dhe shumë të ndezur garën e kësaj vere për shërbimet e tij.
Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohet protesta e studentëve, të cilëve u janë bashkuar edhe…
Mbi 40 tonë mollë të eksportuara nga vendi ynë, janë ndaluar nga autoritetet bullgare brenda pak ditësh, për shkak të…
Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohet protesta e studentëve, të cilëve u janë bashkuar edhe…
Arsenali dhe Liverpooli janë ndër disa klube të Ligës Premier të interesuara për të nënshkruar me sulmuesin anësor të RB…
Babai i Meghan Markle, dukeshës së Sussex-it, është arrestuar në Florida, pasi akuzohet për posedim të materialeve që përmbajnë imazhe…
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, të mbajtura më 25 tetor, kanë rikthyer në vëmendje çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve…