Juventusi ka arritur të fitojë me rezultatin minimal, 0-1 përballë Torinos në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Serie A.
“Zonja e Vjetër” vinte me disa mungesa të rëndësishme për me një frymë positive pas dy fitoreve të fundit në kampionat dhe sidomos asaj fitoreje në Champions përballë Chelsea.
Pjesa e parë nuk dhuroi asgjë për t’u mbajtur mend me rezultatin e bardhë 0-0. E dyta nisi me miqtë që kërkonin më me ngul golin, por edhe vendasit nuk ngurronin të dilnin para.
Goli do të vononte, me skuadrën e Allegrit që do të arrinte të zhbllokonte rezultatin vetëm në minutën e 86 falë një kombinimi mjaft të mirë mes Chiesas dhe Locatellit, me këtë fundit që bëri një goditje fantastike për ta dërguar topin në rrjetë dhe për t’i dhënë 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrë së tij.
Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e 8 me 11 pikë, ndërsa Torino në vendin e 11 me 8 pikë. /albeu.com