Disa lojtarë të Chelsea janë piketuar nga Juventusi.
Klubi torinez po shqyrton mundësinë e ftesës së mesfushorëve Jorginho, Christian Pulisic dhe Hakim Ziyech, sipas CalcioMercato, duke cituar Gazzetta dello Sport.
Më herët u bë e ditur se Chelsea i është ndaluar të rinovojë kontratat me lojtarët e tyre për shkak të sanksioneve ndaj Roman Abramovich.
Marrëveshja e londinezëve me Jorginho është llogaritur deri në vitin 2023, me Pulisic deri në 2024, dhe Ziyech deri në 2025.
Sot u informua se mbrojtësi Antonio Rüdiger do të transferohet falas te Juventusi nga Chelsea në verë. /albeu.cm/