Juventus zyrtarizon Dushan Vlahovic: Bomberi merr numrin e CR7 (VIDEO)

Juventus zyrtarizoi Dushan Vlahovic.

22-vjeçari do të bashkohet menjëherë me skuadrën e Juventusit dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Alegri.

“Juventus Football Club njofton se ka arritur marrëveshje me Fiorentina për marrjen përfundimtare të futbollistit Dushan Vlahovic për një shumë prej 70 milionë euro, që paguhet në tre vite, përveç kontributit të solidaritetit të parashikuar nga rregulloret e FIFA-s dhe tarifave ndihmëse për një total prej 11.6 milionë euro. Gjithashtu, janë parashikuar bonuse deri në maksimum 10.0 milionë euro për arritjen e qëllimeve sportive në rritje. Juventus ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2026”. /albeu.com/


Shtuar 28.01.2022 19:59