Juventus pas lojtarit të Barcelonës

Dëmtimi i Chiesa prishi disa nga planet e Juventus.

Përveç mungesës së rëndësishme që klubi do ketë, tashmë edhe në merkato gjerat ndryshuan. Kulusevski dhe Morata ishin të zgjedhurit nga klubi për sakrifikim në këtë merkato por tashmë gjërat ndryshuan pas dëmtimit të sulmuesit italian.

Gjithësesi, Juventus po mendon të sjellë në Torino një sulmues të ri dhe të largojë një nga dy të lartëpërmendurit.

“Zonja e vjetër” ka shfaqur interes për sulmuesin holandez, Depay. Informacionet në lidhje me këtë interesim janë të pakta pasi klubi italian është duke biseduar me agjentët përkatës në lidhje me lojtarin dhe me Barcelonën.

Sipas “Sportmediaset”, Juve i ka kërkuar detaje Barcelonës në lidhje për Depay./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.01.2022 08:02