Derbi i Torinos ka përfunduar pa fitues ndërmjet Juvetnus-Torino.
Në fillim ka qënë klubi i “Zonjës së Vjetër” i cili ka shënuar në minutën e 13-të me anë të mbrojtësit holandez, De Ligt.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0 edhe pse loja ishte e barabartë dhe me disa raste nga të dyja ekipet.
Në pjesën e dytë Torino arriti të barazonte rezultatin.
Ishte Andrea Belotti i cili barazoi shifrat në minutën e 62-të me një gol shumë të bukur. Të dyja ekipet provuan disa herë për të dalë fitues nga kjo sfidë por nuk ia dolën dot.
Juventus ndodhet në vendin e katërt me 46-të pikë dhe Torino në vendin e 10-të me 32 pikë./ h.ll/albeu.com