Juventus mori sinjale pozitive, Mario Mitaj ndër më të dalluarit e Kombëtares

Mario Mitaj ishte ndër lojtarët që luajtën 90 minuta të plota, në dy miqësoret e Kombëtaret.

Dhe pse përfaqësuesja kuqezi humbi në takimet me Kilin dhe Suedinë, Mitaj nuk zhgënjeu me paraqitjet e tij.

Mbrojtësi 20-vjeçar ishte ndër të dalluarit dhe për këtë Juventus mund të ketë marrë sinjale pozitive.

Kjo pasi klubi italian u përfol për një interesim, ndërsa në ndeshjen me Kilin në Itali e vëzhguan paraqitjen e Mitaj.

Kontrata e tij me Lokomotivën e Moskës është e vlefshme deri në vitin 2027.

Klubi rus e bleu kartonin e tij nga AEK i Athinës rreth 2 vite më parë për shifrën e 3 milionë eurove.

Ky investim ka rezultuar i duhuri deri tani për Lokomotivën e Moskës.


Shtuar 27.03.2024 22:07