Një e premte më e zezë nuk mund të ishte për Juventusin, që papritur ka hedhur në erë gjithçka të mirë kishte bërë në tri javët e fundit.
Bardhezinjtë ndalen në barazim 1-1 në derbin kundër Torinos, por sikur të mos mjaftonte ky rezultat që tashmë i jep një asist shumë të fortë Atalantës së Berat Gjimshitit, e cila ka dy ndeshje më shumë sesa “Zonja e Vjetër”, paniku bëhet më i madh edhe në pritje të ndeshjes së vajtjes së 1/8- ave në Ligën e Kampioneve.
None found
Të martën, Juventusi duhet të udhëtojë në Spanjë për të provuar se bëri ndeshjen më të mirë të mundshme dhe t’i afrohet sa më tepër një kualifikimi për në çerekfinalet e Champions-it.
Por ende pa parë se çfarë do të rezervojë fusha e lojës, trajneri Masimiliano Alegri e sheh veten që formacioni të kushtëzohet bindshëm nga infermieria.
Nëse për Xhorxho Kielinin ka gati zero shanse që të jetë me Vijarealin, nuk kuptohen as pse të gjitha këto probleme muskulore të përsëritura për Leonardo Bonuçin.
Ky i fundit mendohet se u kursye nga Juvja në derbi, pas një kontraktimi, por nuk dihet ende nëse do të mund të jetë në dispozicion për Vijarealin.
Gjithsesi, tërmeti i vërtetë ndodhi mbrëmë, kur në minutën e 54-t Paulo Dibala kërkon zëvendësimin për një tërheqje që kishte ndier në fushë në kofshën e majtë dhe u ndal menjëherë.
Nuk dihet rëndësia e këtij problemi, por fakti që vetë argjentinasi ka ndier një tërheqje shqetëson shumë situatën në kampin bardhezi, duke menduar se në fillimin e pjesës së dytë, për një tërheqjeje kishte mbetur në dhomat e zhveshjes edhe Luka Pelegrini.
Mbrojtësi i majtë e nisi ndeshjen e djeshme titullar, për një tjetër problem që kishte kapluar “Zonjën e Vjetër” që në nxehje. Daniele Rugani, qendërmbrojtësi që duhej të luante përkrah De Ligtit në mungesë të Kielinit dhe Bonuçit, hasi gjithashtu një tërheqje e cila duket se nuk është e lehtë, duke parë se futbollisti nuk u ul as në stol, për të ndjekur ndeshjen.
Shkurt, përpara Vijarealit dilemat në kampin torinez janë të pafundme.
Një 26-vjeçar goditi me thikë motrën e tij dhe më pas ra nga dritarja e katit të pestë të një…
Djed Spence është zyrtarisht lojtar i ri i Interit, pasi ka përfunduar transferimin nga Tottenham Hotspur për një shumë prej…
Të enjten, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tyre ka hequr dorë nga…
Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndryshimin e masës së sigurimit ndaj producentit Petri Bozo, duke zëvendësuar masën “arrest në…
Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim lidhur me incidentin e armatosur të regjistruar këtë të shtunë në një…
Universiteti Shtetëror i Virxhinias u alarmua ditën e sotme pas disa të shtënave me armë zjarri, ku si pasojë u…