Juventus ka gati alternativën nëse transferimi i Vlahoviç dështon

Prioriteti për sulmin juventin është serbi Dusan Vlahoviç.

Sulmuesi serb është një objektiv i vështirë  pasi për të janë të interesuar dhe shumë klube “big” nga Evropa. Vlahoviç vlerësohet nga Fiorentina të paktën 50 milion euro, por ata janë duke parë të gjitha ofertat e mundshme të ardhura drejtë tij e më pas do të vendosin se cili do të bëjë ofertën më të mirë ekonomike.

Gjithsesi, në rast dështimi Juventus ka gjetur planin B për sulmin. Ai është 22-vjeçari Darëin Nunez i cili luan në Portugali për Benfica.

Urugaiani deri më tani  për këtë sezon ka luajtur 13 ndeshje ku ka realizuar 8 gola dhe 2 asiste. Në Portugali shihet si një sulmues premtues i cili ka për të dhënë shumë dhe Juventus e sheh si një alternativë të mirë sepse dhe çmimi i tij është tek 25 milion euro./h.ll/albeu.com


Shtuar 10.11.2021 17:55