Juventus triumfon 0-1 në Artemio Franchi ndaj Fiorentinës, duke marrë kështu 3 pikë të arta në kampionat dhe duke shkuara në kuotën e 26-të të tilla-ve, në vendin e dytë.
Takimi u vendos nga një gol i Mirettit në minutën e 10-të, pas një asisti të Kostic. Në pjesën e dytë skuadra violë mori në kontroll lojën, por nuk gjeti dot golin e barazimit.
Kjo humbje bën që Fiorentina të lëshojë shumë terren, teksa renditet në vendin e tetë. Synimi është një vend në Europë, me konkurrencën që është e fortë.