Juve “blindon” vendin 4, shkëlqen Morata (VIDEO)

Juventusi ka marrë një tjetër fitore në Serinë A dhe mund të quhet pa frikë një prej pretendentëve për titullin kampion. Bardhezinjtë mundën me rezultatin 1-3 në transfertë Sampdorian.

Ekipi i Alegrit shënoi dy gola që në pjesën e parë. Joshida shkaktoi autogol për Sampdorian, ndërsa Morata dyfishoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë Kandreva humbi mundësinë të ngushtonte diferencë, pasi gaboi penalltisë. Gjithsesi Sampdoria arriti të gjente golin me Sabirin, por ishte përsëri Morata që realizoi golin e tretë dhe i vuri vulën sfidës.

Me këtë fitore Juventusi ndodhet në vendin e katërt me 56 pikë, 4 më pak se Milani kryesues.




Shtuar 12.03.2022 20:06

Tags: ,