Jurgen Klopp ka treguar bisedën që pati me Ivan Toney pas ndeshjes ndaj Brentfordit

Jurgen Klopp ka zbuluar se ai ka pasur një ‘bisedë të mirë’ me sulmuesin e Brentfordit, Ivan Toney, pasi Liverpooli mposhti skuadrën e tij me rezultat 4-1 të shtunën.

Toney, i cili ka qenë në një formë mbresëlënëse që prej rikthimit të tij pas tetë muajsh dënim për bastvënie, ka treguar aftësitë e tij pasi ka shënuar golin e katërt në pesë ndeshjet e fundit në duelin ndaj Liverpoolit.

Megjithatë, Liverpooli mori një fitore komode në fund, kjo falë golave nga Darwin Nunez, Alexis MacAllister, Mohamed Salah dhe Cody Gakpo.

Pas ndeshjes tekniku gjerman u pa duke shkëmbyer disa fjalë me Toneyn dhe më vonë foli rreth këtij momenti në konferencën për shtyp.

“Ishte më shumë si një buzëqeshje në drejtim të tij, ai është një futbollit i ndërlikuar, e përdora një fjalë ndryshe por me të vërtetë është e ndërlikuar që të luash ndaj tij natyrisht”, ka thënë Klopp fillimisht.

“A kam të drejtë që ai është tifoz i Liverpoolit? Ai nuk ka turp që ta thotë këtë?”, pyeti Klopp gazetarët.

“Atëherë pra mund ta pranojë edhe unë. Ne biseduam pak rreth asaj dhe ai më uroi fat për kohën time që kam kaluar këtu, shumë lojtarë ma thanë këtë. Ishte një bisedë e mirë. E kisha një të tillë edhe me Vitaly Janelt gjithashtu”, përfundoi tekniku gjerman./Telegrafi/


Shtuar 17.02.2024 23:37