Jorge Jesus në bisedime me klubin legjendar

Pa një klub që kur u largua nga Benfica në dhjetor, Jorge Jesus mund të ulet në stolin e Fenerbahçe raporton Hurriyet.

Me Ismail Kartalin si trajner të përkohshëm që nga largimi i Vitor Pereira, klubi iStambollit e sheh 67-vjeçarin si një nga opsionet.

Përveç Jesus, Fenerbahçe mendon edhe për Joachim Low, ish-trajnerin e Gjermanisë dhe Marcelo Bielsa, i cili së fundmi u largua nga Leeds.

Nëse konfirmohet, kjo do të ishte vetëm përvoja e tretë e Jorge Jesus jashtë vendit. Trajneri portugez ka komanduar tashmë në Arabinë Saudite (Al Hilal) dhe Brazil (Flamengo). /albeu.com/


Shtuar 1.03.2022 10:24